Shaka pa kripë! Çifti Italian ikën pa paguar në Avezzano, i kthehen pronarët…

by admin
Spread the love

“Nuk e di çfarë lloj edukate keni marrë nga prindërit tuaj, dhe më vjen shumë keq për ta. Por nëse nuk doni që t`ia dërgojmë policisë këto fotot tuajat që kanë cilësi shumë të mirë dhe t`iu vijë letra në shtëpi, atëherë jeni të lutur të vini e të paguani faturën”.

Ky është mesazhi që postuan në Facebook pronarët e restorantit “Sensei Sushi” në Avezzano të Italisë, të cilit i kanë bashkangjitur fotot e një çifti që largohej pa paguar 89 euro, sa kishte kushtuar darka e tyre e peshkut.

“Nuk është se ato 89.50 eurot do të bëjnë ndonjë diferencë të madhe në financat e biznesit tonë, por për të respektuar të gjithë njerëzit që vijnë këtu dhe paguajnë rregullisht, dhe të gjithë ata që punojnë me ndershmëri, njerëz me familje, njerëz që rrinë e shkarkojnë mallra në kohëra absurde, menaxhojmë kostot që kanë një rritje të jashtëzakonshme, paguajnë fatura, paguajnë taksa e kanë fëmijë dhe shkojnë në shtëpi vonë”, vazhdon mesazhi thumbues.

Episodi vjen në një kohë kur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali bëri bujë lajmi se një grup prej 4 turistësh italianë u larguan nga një restorant në Berat pa paguar llogarinë e darkës së konsumuar aty. Pasi mësoi atë që kishte ndodhur nga vetë kryeministri shqiptar, shefja e ekzekutivit Italian Giorgia Meloni i kërkoi ambasadorit të paguante faturën duke rregulluar kështu gabimin, në mënyrë që sipas saj të mos humbasë respekti për Italinë.