Shahistët e Kosovës thyejnë barrierat, garojnë në Serbi në Kampionatin e Evropës

by admin
Spread the love

Shahistët e Kosovës po i thyejnë barrierat politike. 

Gjatë fundvitit të shkuar shahistët e Kosovës ishin pjesëmarrës në Olimpiadën botërore të shahut në Indi.

Më parë ky shtet kishte refuzuar pjesëmarrjen e sportistëve të tjerë nga Kosova e në veçanti të boksierëve me theks të veçanti të boksieres, Donjeta Sadiku të cilës iu mohua pjesëmarrje në Kampionatin botëror dhe mundësia për të konkurruar për medalje.

Edhe Serbia shumë sportistëve nga Kosova ua ka mohuar pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare që zhvilloheshin në këtë shtet.

Por, si duket gjërat po ndryshojnë.

Sot (e enjte) organizuar nga Federata serbe e shahut dhe Unioni Evropian i Shahut, në Banjë të Vranjës mbahet Kampionati vetjak i Evropës në shah

. Në mesin e 484 shahistëve nga 40 shtete  të Evropës figurojnë edhe dy shahistë nga Kosova,

Mjeshtri Ndërkombëtar, Nderim Saraçi, kampion i Kosovës dhe Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti, nënkampion.

Ky kampionat mbahet nga 3-13 mars. Garat do të zhvillohen sipas sistemit zviceran me 11 xhiro. 

Gjatë bisedës së zhvilluar me dy shahistët e Kosovës, Nderim Saraçi e Gani Hamiti, mësuam se ata të shoqëruar nga Burhan Misini, sekretar i Federatës së Shahut të Kosovës dhe gjyqtar ndërkombëtar, ata kanë mbërri në Banjën e Vranjës dhe janë akomoduar.

y shahistët tanë në xhiron e parë kanë mësuar kundërshtarët.

Sot në orën 15,00, Nderim Saraçi do të përballet me Mjeshtrin e FIDE-së, Samall Deyan Kostov, kurse Gani Hamiti takohet me shahistin nga Turqia, Mjeshtrin e FIDE-së, Alpaslan Isik.

You may also like