Shaban Tërstena: Këto çmime janë vetëm një nxitje dhe motivim 

by admin
Spread the love

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, mbrëmë ka qenë i pranishëm në ceremoninë e shpalljes së laureatëve për vitin 2022.

Tërstena foli para të pranishmëve duke përçuar një mesazh të qartë për të gjithë veçmas për mundësit e rinj.

“Mbrëmë në ambientet e komunës së Çairit, Federata e Mundjes së Maqedonisë vazhdoi traditën 62-vjeçare, ishte përzgjedhja për mundësit, sportistët dhe klubet më të mira të mundjes për vitin 2022, i cili kaloi në një atmosferë të mrekullueshme.

Për herë të parë pas 17 vitesh mora pjesë në këtë përzgjedhje për mundësin më të mirë.

Në kuadër të manifestimit solemn, më duhet të përmend se gjatë kohës kur kam qenë aktiv në skenën e mundjes, 9 herë jam shpallur mundësia më e mirë e vitit, por më duhet të theksoj se asnjëherë nuk është organizuar kaq bukur.

Bravo presidentit të ri Bogdanov dhe nënkryetarit Imeri Kadriovski së bashku me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu, ishte një organizim fantastik.

Ky është një sukses i madh për të gjithë ju të rinj, dhe për kampionët e mëdhenj, këto çmime nuk do të thotë se keni arritur majat e suksesit, këto çmime janë vetëm një nxitje dhe motivim për ju që të stërviteni edhe më fort dhe me përkushtim në mënyrë që ju mund të arrini rezultate edhe më të mëdha vitin e ardhshëm.

Image

Sepse vetëm me punë të palodhur dhe shumë mund dhe djersë do të keni sukses në rrugën drejt suksesit dhe përmbushjes së normës olimpike për Paris 2024. Dhëntë Zoti që disa nga ju të më pasojnë mua në të ardhmen”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

You may also like