Shaban Tërstena: Ishim të pandalshëm për 20 vite

by admin
Spread the love

Legjenda e sportit shqiptar, Shaban Tërstena, ish mundësi i mirënjohur, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, fitues i shumë titujve të botës e të Evropës, nuk i harron edhe protagonistët që ishin krahë i fortë i tij.  

“Mbrëmë në ‘Teatri Kombëtar Shqiptarë’ në Shkup, ku isha i ftuar në promovimin e monografinë, dhe një pjese të shkurtër të dokumentarit kushtuar Alush Hamiti pishtari i arsimit, kulturës dhe sportit shqiptarë.

Njeriut që i qëndroi besnik klubit të mundjes Liria së bashku me trajneri tim Hajrush Sinani, këto dy legjenda që nuk jetojnë më në këtë botë mes nesh, ishin shtyllat që e mbajtën klubin në këmbë në kohët më të vështira. Për 20 vite ne tre të tre nuk jemi dorëzuar kemi vazhduar rrugën tonë dhe me shumë krenari kemi arritur të shkruajmë historinë e artë të sportit në botën e madhe sportive.

Ishin të pandashëm nga unë, ishin të palodhshëm, më kanë përcjellë orë e çast, çdo ditë, çdo muaj dhe shumë vite me radhë, ishin pranë meje në të gjitha ato stërvitje të mundimshme dhe të pafundme, ishin në verë e në dimër, në shi e borë.

Kur isha duke u përgatitur në Saraj, Krushev, Otoshev për Lojërat Olimpike, për kampionatet botërore, Evropiane, Mesdhetare, vinin çdo herë dhe më shikonin duke stërvitur për orë të tëra bashkë me trajnerin tim Hajrush Sinani dhe Alush Hamidi, pra këta janë legjendat e vërtet asnjëherë nuk më janë ndarë nga jeta ime sportiv. Ishin me mua në fitoret e mia, ishin pjesë e gëzimeve të mia, por edhe kur kisha momente të vështira ishin po të njëjtit njerëz që nuk dorëzoheshin, më mbështetnin dhe inkurajonin që të eci para.

Nga do që kemi marrë pjesë në eventet e ndryshme sportive me karakter kombëtar si dhe ndërkombëtar, ne ishim të pandalshëm për 20 vite, të pathyeshëm me suksesin tim së bashku kemi fituar gjithçka që mund të fitohet, medalje dhe trofe dhe të gjitha titujt e mundshëm nga Lojërat Olimpike, Botërore, Lojërat Mesdhetare Evropiane dhe Kampionati Ballkanik.

Çfarë të them tjetër unë, sportisti i shekullit të 20-të si kampion olimpik fitues i të gjitha medaljeve dhe titujve, jam krenar që kam jetuar në kohën e Alush Amidit, njeriu që ringjalli shpirtin e një kombi shqiptar përmes arsimit, kulturës. dhe sportin shqiptae”, ka shkruar Tërstena.

You may also like