Shaban Tërstena ftohet në Dagestan 

by admin
Spread the love

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion në vitin 1988, legjenda e mundjes, Shaban Tërstena, mbrëmë u takua me Shamil Kudiamagomedov.

Gjatë takimit me trajnerin Kudiamagomedov, biseduan për shumë gjëra madje Tërstena e ka pyet se si është e mundur që janë forcë dominuese me sporte luftarake. 

“Dje në mbrëmje më erdhi për vizitë kampioni i botës, Shamil Kudiamagomedov nga vendi i kampionëve të botës, sportistët е mëdhenj që vijnë nga fuqia më e madhe sportive në botë, nga Dagestan. 

Aktualisht është trajner i kombëtares së të rinjve, ne kemi vërtet shumë për të folur, thjesht kemi biseduar vetëm për sportеt luftarake.
E pyeta Shamiln, se si është e mundur që ende jeni një forcë kaq dominuese në sportеt luftarake, më thotë:

‘Po kampion, ne jemi ende forca më e madhe në të gjitha kampionatet në nivel botëror, ne stërvitemi shumë, por edhe kemi disiplinë e madhe për të arritur këto suksese të mëdha.

Zoti Tërstena, edhe ju jeni stolisur me shumë medalje nga gjithë bota dhe kjo është arsyeja pse ju jeni një kampion  i madh, ju jeni shumë i njohur edhe te ne, dhe të gjithë ju respektojnë, prandaj erdha këtu t’ju takoi edhe unë.

Faleminderit për mikpritjen tuaj kampion, ju presim të na vizitoni në Dagestan”, ka shkruar Tërstena.

You may also like