Sfidë për kreun në Ballsh, Laçi dhe Egnatia kërkojnë revansh

by admin
Spread the love

Do të luhen sot dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të kampionatit shqiptar të futbollit, sfida që do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Në Ballsh luhet një sfidë për kreun, pasi përballë njëra-tjetrës qëndrojnë Bylis dhe Partizani, dy skuadra që kanë nisur shumë mirë këtë sezon në Abissnet Superiore.

Vendasit kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, ndërsa të kuqtë,  skuadra e vetme me pikë të plota, synojnë fitoren e radhës, që të shkëputen të vetëm në krye të renditjes.

Në ndeshjen tjetër të ditës Laçi do të presë në shtëpi Egnatian. Kurbinasit kërkojnë të reagojnë pas humbjes ndaj Partizanit, ndërsa miqtë kërkojnë pikët e para në kampionat.

Të dyja takimet luhen në orën 15:00 dhe mund ti ndiqni live në kanalet Oversport të platformës Tibo. /Oversport.tv

 

You may also like