Sfidat kryesore për partitë – pas zgjedhjeve! – Shqip

by admin
Spread the love

Si gazetar me përvojë disa dekadëshe, Lubisha Nikolovski, mbase e kishte kuptuar se përse ishte I ftuar në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni. Nuk hezitoi këtë ta thotë edhe në shqip.

Sipas Nikolovskit, situatë më interesante pritet pas zgjedhjeve, pasi partitë do të përballen me sfida të vështira për koalicione.

Kushtet, “vijat e kuqe”, negociatat, padyshim se do të përcaktojnë edhe jetëgjatësinë e qeverisë teknike madje, sipas tij, nuk përjashtojnë edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja apo ndryshe sic quhet “skenarit bullgar”.

“Është më interesante cfarë do të ndodh pas zgjedhjeve se sa gjatë zgjedhjeve…se si do të formohet qeveria dhe cilat do të jenë koalicionet. Nëse dikush deri tani ka refuzuar t`i bëj ndryshimet kushtetuese ku bullgarët do të jenë në preambulë, kusht për ta vazhduar rrugëtimin evropian, nëse VMRO DPMNE I qëndron kësaj, atëherë me kë do të koalicionojë?  Të gjitha partitë tjera, ndoshta nuk i kanë ultimatum ndryshimet kushtetuese por i kanë kusht dhe nëse VMRO fiton në zgjedhje dhe nuk i bën ndryshimet kushtetuese atëherë ose do formohet “fronti evropian” ose do të zgjasë qeveria teknike dhe do të organizohen zgjedhje të reja”, tha Lubisha Nikolovski.

Atmosfera parazgjedhore, sipas Nikolovskit, ka për t`u ndezur me afrimin e zgjedhjeve. Ai bën thirrje që retorika partiake të përjashtojë cështjet e ndjeshme dhe politikanët të fokusohen në tema konkrete, pasi sipas tij, ky nënqiell është një terren e përshtatshëm për ngritjen e tensioneve politike./tvklan.mk

You may also like