​Sfida me Lutonin, Arsenali synon ta blindojë pozitën e parë

by admin
Spread the love

Arsenali do të kërkojë tri pikë të reja nga ballafaqimi i sotëm me Lutonin në kuadër të xhiros së 15-të në Premier Ligë.

Skuadra e Mikel Artetas është liderë e tabelës me 33 pikë, dy më shumë se Liverpooli dhe me një fitore të re do ta blindonte pozitën e parë.

Lutoni nga ana tjetër u mposht së fundi nga Brentfordi, derisa ka mbledhur vetëm nëntë pikë pas 14 ndeshjeve duke u renditur në vendin e 17-të.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:15 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Luton: Kaminski; Kabore, Osho, Bell, Giles; Mpanzu, Barkley; Townsend, Brown, Chong; Morris

Arsenal: Raya; Ben White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Odegaard, Rice, Havertz; Saka, Jesus, Martinelli

You may also like