“Sezoni te Barcelona më i vështiri i karrierës, e pagova shtrenjtë”

by admin
Spread the love

Gerardo Martino është rikthyer të flasë për aventurën te Barcelona. Tekniku argjentinas drejtoi skuadrën katalanase në sezonin 2013/2014. Që u mbyll me fitimin e Superkupës së Spanjës dhe plot kritika.

Në një prononcim për Catalunya Radio, 60-vjeçari nga Rosario theksoi se sezoni i kaluar në stolin e Barcelonës ishte më i vështiri në karrierën e tij.

Nuk e kuptoja se çfarë do të thoshte të ishe trajneri i Barcelonës, diçka që e pagova me çmim të lartë. Ishte viti më i vështirë i karrierës sime. Nuk isha në dijeni të gjithçkaje që përfshinte ajo sfidë.

Nuk kam qenë kurrë futbollist i Barcelonës, kështu që përfundova duke paguar një çmim të lartë për papërvojën time”, kujton Tata Martino, i cili aktualisht drejton Inter Miamin në MLS.

Aty ku po shijoj aventurën e tretë si trajner me Leo Messin si futbollist. Në skuadër pritet të vijë edhe Andres Iniesta, për të cilin argjentinasi ka një vlerësim të jashtëzakonshëm.


Top Channel

You may also like