Sezoni i ri i emisionit “n’Maje t’Gjuhës” nis me një studio fantastike, Xheri premton surpriza!

by admin
Spread the love

“Bashkimi bën fuqinë!” Kjo është moto e emisionit “n’Maje t’Gjuhës” këtë vit, emision, i cili starton këtë të diel në RTV21.

Ideatorja dhe udhëheqësja e emisionit Xheraldina Vula, të cilën publiku e njeh me nofkën Xheri, sjell këtë vit një studio të rregulluar me shumë shije, dhe pos “çikave të saja” Olës, Rudit, Deas në kuzhinë dhe Erezës në këndim, ajo sjell këtë vit edhe një numer të madh shefash nga restoranet me të mira dhe me të frekuentuara të Kosovës.

Këtë vit, ajo e hap sezonin me mysafirët në shtëpi të vet, ku pos mysafirëve tjerë të ftuar ka dy ndër shefat më të mirë shqiptar Faruk Nezirin dhe Naim Bashmilin si dhe prodhuesin e pijeve alkoholike Ax Alija nga Vidasus distileri.

Emisionet tjera sipas Xherit do të kenë mysafirë të ftuar në studio, me të cilët Xheri pos që do të bisedojë do të luajë edhe disa lojë, lojën e rregulltë SMS pa zarar, lojën me 5 pyetjet e titulluar 5’kajmak, lojën S’e lu’n topi dhe pyetjen në të cilën kërkohet një përgjigje vetëm – Po apo jo.

Nje risi tjetër poashtu, në këtë sezonë – Ola e njohur me recetat e saja tradicionale, këtë vit rikthen këshillat e saja lidhur me perimet dhe gjërat tjera ushqimore.

Një sezonë e begatë na pret dhe ne vetëm duhet të ulemi dhe të shikojmë e ta kalojmë të dielën të relaksuar me vibe-in pozitiv që e sjell gjithë ky ekip që ka mbledhur rreth vetes Xheri./21Media

You may also like