Sezon i ri, histori e vjetër! Bayerni tregon forcën në Frankfurt

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka dhuruar spektakël dhe shumë gola ndeshja e parë e sezonit në Bundesligën gjermane. Kampionët në fuqi të Bayernit të Mynihut kanë treguar forcën e tyre që në startin e kampionatit, pasi kanë fituar lehtësisht në një fushë të vështirë si ajo e Frankfurtit me rezultatin 1-6.

Bavarezët kanë mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, pasi kanë shënuar plot 5 gola në portën e Eintrachtit. Kimmich, Pavard, Mane, Musiala dhe Gnabry shënojnë për kampionët e Gjermanisë.

Vendasit mundohen të reagojnë në pjesën e dytë dhe arrijnë të shënojnë me Kolo Muani, që përfiton nga një gabim I Neuer. Musiala shënon edhe golin e 6-të për miqtë dhe vulos këtë fitore tenistike.

Mbyllet me një fitore bindëse të Bayernit sfida hapëse e sezonit në Bundesligë dhe bavarezët konfirmojnë se janë sërish ata skuadra që duhet mposhtur. / Oversport.tv

Foto: bayern munchen Twitter

You may also like