Sevilla nuk i ndahet Realit në krye, likuidon në shtëpi Elchen

by admin
Spread the love

Sevilla vazhdon të konfirmojë kandidaturën e saj për titullin kampion në LaLiga. Ekipi i Lopetegui ka marrë tre pikë të tjera të rëndësishme, duke ngushtuar diferencat me Realin kryesues.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura edhe pse rezultati nuk tregoi atë që fusha foli. Sevilla pati disa raste të pastërta shënimi, por lojtarët e saj nuk ia dolën dot të finalizonin aksionin.

Megjithatë, për të zhbllokua takimin, Sevilla priti deri në minutën e 70. Ishte Papu Gomez ai që çoi topin në rrjetë duke i dhënë kështu edhe avantazhin për herë të parë Sevillës në këtë ndeshje.

Ndërkohë, gjashtë minuta më vonë, Rafa Mir ia doli të dyfishonte shifrat, për t’i dhënë një qetësi më të madhe shokëve dhe trajnerit. Kështu Sevilla vazhdon në vendin e dytë dhe e çon diferencën me Realin kryesues në -3 pikë.

Megjithatë, ekipi i Ancelottit ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

LALIGA – JAVA 24
Sevilla-Elche 2-0
Shënues
: Gomez 70’, Mir 76’

You may also like