SEUL – Pheniani teston sërish raketa me rreze të gjatë veprimi

by admin
Spread the love

SEUL, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut ka testuar dy raketa strategjike me rreze të gjatë veprimi duke goditur një objektiv 2 000 kilometra larg, raportoi sot media shtetërore.

”Testimi u mbikëqyr nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

“Raketat fluturuan jashtë bregut perëndimor për gati tre orë në një provë që synon të përmirësojë efikasitetin dhe fuqinë luftarake të raketave strategjike të lundrimit me rreze të gjatë, të vendosura në ushtrinë e saj për funksionimin e armëve bërthamore taktike”, tha KCNA.

“Kim theksoi se vendi i tij duhet të përqendronte të gjitha përpjekjet në zhvillimin e pafund dhe përshpejtues të armëve bërthamore për të forcuar aftësitë e tij mbrojtëse”, shtoi ajo.

“Ministria e Bashkimit e Koresë së Jugut i ka kërkuar Koresë së Veriut të ndërpresë menjëherë testimet”, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap.

“Ministria i ka kërkuar Koresë së Veriut të ndryshojë qasjen e saj ndaj iniciativës së guximshme të presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, për të ndihmuar në rindërtimin e ekonomisë, në këmbim të masave të denuklearizimit”, raportoi Yonhap.

“Në koordinim me autoritetet përkatëse, ne jemi duke kryer kontrolle me Korenë e Veriut me një ndjenjë vigjilence, sipas pikëpamjes se situata aktuale e sigurisë është e rëndë”, tha një zyrtar i ministrisë për Yonhap në kushte anonimiteti.

Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh raketore gjatë dy javëve të fundit.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like