SEUL – Koreja e Veriut vazhdon testimin e raketave të reja balistike

by admin
Spread the love

SEUL, 25 janar /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar një lloj të ri rakete balistike njoftuan mediat shtetërore.

”Pheniani testoi një lloj të ri rakete strategjike ‘Bulhwasal-3-31’, e cila është në zhvillim e sipër”, tha media e kontrolluar nga shteti KCNA.

Ambicia e Phenianit për armë bërthamore e ka bërë atë objekt të sanksioneve ndërkombëtare me shtrirje të gjerë.

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo rrezeje, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore.

Testet e raketave nuk i nënshtrohen sanksioneve kundër Phenianit.

Armët e tilla, megjithatë, mund të përdoren gjithashtu për të lëshuar koka bërthamore.

Ushtria e Koresë së Jugut zbuloi disa raketa të lëshuara nga Koreja e Veriut në det të hapur dje në mëngjes.

Në sfondin e konfliktit për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur përsëri ndjeshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë rritur bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke përfshirë manovra të përbashkëta, në përgjigje të testeve të shumta të Phenianit të raketave me aftësi bërthamore gjatë dy viteve të fundit./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like