SEUL – Koreja e Veriut lëshon raketën e dytë balistike

by admin
Spread the love



SEUL, 18 dhjetor /ATSH-DPA/ – Koreja e Jugut dhe Japonia thonë se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi me aftësi bërthamore, e cila teorikisht mund të arrijë në territorin e SHBA-së.

“Raketa balistike e Koresë së Veriut u lëshua nga një kënd i pjerrët i lëshimit dhe ra në Detin Lindor (Detin e Japonisë) pas një fluturimi prej rreth 1000 kilometrash”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut.

Raketa e supozuar balistike ndërkontinentale (ICBM) ka potencialin të fluturojë 15 000 kilometra. Koreja e Veriut ka testuar tashmë disa herë raketa balistike ndërkontinentale këtë vit.

Ishte testi i dytë i një rakete balistike nga shteti njëpartiak në 12 orë. Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, Koreja e Veriut kishte testuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi të dielën vonë në mbrëmje, pavarësisht urdhrave të OKB-së për ndalimin. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKarabina: PD mban të njëjtin standart, si dje dhe sot


You may also like