SEUL – Blinken: Teknologjia të mbështesë vlerat dhe normat demokratike

by admin
Spread the love



SEUL, 18 mars /ATSH-ANSA/ – Teknologjia duhet të përdoret për të mbështetur vlerat demokratike përballë përpjekjeve të regjimeve autoritare dhe represive për ta përdorur atë për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

”Qeveritë që mendojnë kështu, së bashku me qytetarët e tyre, po punojnë bashkarisht për të promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Blinken në hapje të ”Samitit III për Demokracinë”, punimet e të cilit po zhvillohen në Seul.

”Ruajtja e demokracisë është një përpjekje kolektive”, shtoi ai.

“Ndërsa regjimet autoritare dhe represive përdorin teknologji për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut, ne duhet të sigurojmë që teknologjitë mbështesin vlerat dhe normat demokratike”, nënvizoi Blinken në këtë samit, që është një iniciativë amerikane që synon të promovojë solidaritetin midis demokracive./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakInvestimi në maternitetin “Koço Gliozheni”, Rama: Rritet cilësia e shërbimeve


You may also like