Sërish telashe në koncertin e Bebe Rexhës

by admin
Spread the love

Pak javë pasi këngëtarja Bebe Rexha u qëllua me telefon në fytyrë nga një burrë, ngjarje kjo e cila bëri bujë gjithandej në mediat e huaja, një tjetër incident ka ndodhur në koncertin e 33-vjeçares.

Tani ajo është detyruar që në një moment të ndërpresë një nga koncertet e saj të fundit, kur një fanse në turmën përpara skenës, filloi të mos ndjehej mirë.

Fansja mesa duket po kalonte në një atak paniku, gjersa interpretuesja e hitit “I’m A Mess” i ka lutur të gjithë që të mbajnë qetësi, ndërsa ka thënë se nuk do ta vazhdojë interpretimin e saj, deri sa situata e fanses të përmirësohet.

Rexha më pas e ka pyetur fansen nëse dëshiron të dalë jashtë të marr pak ajër, gjersa ka kërkuar nga stafi i saj që t’i sjellin ujë, në mënyrë që fansja ta marrë veten.

Përndryshe, turneu “Best F*n Night Of My Life” i Bebe Rexhës vjen në kuadër të publikimit të albumit të saj më të fundit, “Bebe” i cili doli në shitje më 28 prill të këtij viti.

Rexha ka përfunduar me sukses turneun e saj në Amerikën e Veriut. Ajo do të ketë pushim deri më 28 korrik, ku më pas do të vazhdojë turneun në disa shtete të Evropës.

You may also like