Sërish rriten çmimet e dizelit dhe benzinës në Maqedoni

by admin
Spread the love

Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni sërish ka bërë të ditur për shtrenjtimin e çmimit të derivateve të naftës. Sipas vendimit të ri, nga mesnata çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë/litër dhe çmimi i shitjes me pakicë të vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS 95 dhe ЕUROSUPER BS 98 dhe MAZUTIT M-1 SU nuk ndryshojnë.

Nga data 13.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 89,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 91,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 103,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 99,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 51,920 (denarë/kilogram)

You may also like