Sërish bomba në kampin e refugjatëve në Gaza/ Hamas kërcënon: Përsërisim 7 tetorin

by admin
Spread the love

Raketat izraelite goditën sërish kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën e rrethuar, duke shkaktuar dhjetëra viktima.

Kreu i Çështjeve Humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, denoncoi bombardimin e kampit të refugjatëve në Jabalya duke e përshkruar atë si “mizorinë e fundit që goditi banorët e Gazës”.

Në Rrip “luftimet kanë hyrë në një fazë edhe më të tmerrshme, me pasoja humanitare gjithnjë e më të frikshme” tha Griffiths duke u ankuar se “bota duket e paaftë, madje nuk dëshiron të veprojë për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

Në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara siç duhet edhe në pamjet e SFP-së banorët kërkojnë për të mbijetuar, ndërkohë që frika për shtimin e viktimave bëhet më e madhe me kalimin e orëve.

Ministria e shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi deklaroi se luftimet e ashpra kanë rritur edhe viktimat. Të vrarë deri të mërkurën ishin 8,796 persona, mes tyre 3,648 fëmijë.

Udhëheqësi i grupit militant palestinez Hamas, Ismail Haniyeh, akuzoi Izraelin se ka kryer “masakra” barbare kundër civilëve të paarmatosur”.

Zyrtarë të tjerë të Hamas kërcënuan se do të përsërisin 7 tetorin ndaj Izraelit. “Ne duhet t’i japim Izraelit një mësim dhe do ta bëjmë përsëri dhe përsëri, thanë ata për mediat libaneze.

 


Top Channel

You may also like