Serie A në Oversport, zbresin sot në fushë Juventus, Lazio e Napoli

by admin
Spread the love

Ndeshjet nuk kanë pushim në Oversport dhe Tibo. Do të zhvillohen sot edhe pesë ndeshje të tjera të Serie A të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet e Oversport dhe platformës Tibo.

Kështu, në orën 18:30 do të startojnë 3 ndeshje, ku Empoli do të përballet me Veronën, Lazio do të ndeshet në transfertë me Sampdorian, ndërsa Fiorentina do të ndeshet në Udine ndaj Udineses.

Ndryshe nga ndeshjet e djeshme, nuk pritet të ketë shumë rotacion sot në këto tre sfida, ku për Empolin, Nedim Bajrami pritet ta nisë sërish nga stoli. Në 11 lojtarët titullarë megjithatë do ta startojë një tjetër shqiptar për Empolit, Ardian Ismjali.

Në mbrëmje do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera të cilat do të startojnë në orën 20:45. Juventusi i cili është ndalur në dy ndeshjet e fundit kërkon të rikthehet te fitorja dhe preja do të jetë Spezia e cila do të udhëtojë drejt Torinos për t’u përballur me bardhezinjtë.

Po në mbrëmje Napoli kërkon t’i bashkohet në krye Romës. Të besuarit e Spallettit do të kenë kundërshtar modestët e Lecces. /oversport.tv

Formacionet e mundshme

 

You may also like