Serie A, në Oversport vjen magjia e derbit të Milanos direkt nga “San Siro”

by admin
Spread the love

Rikthehet në Oversport dhe Tibo, pas një pushimi 2-javor, kampionati italian i futbollit, që do të zhvillojë ndeshjet e javës së 24-t.

Magjia e Serie A rikthehet me një superndeshje për shikuesit e Oversport dhe Tibo, pasi luhet derbi i Milanos, një nga sfidat më të bukura të futbollit botëror.

Interi dhe Milani do të masin forcat në “San Siro” të shtunën në orën 18:00 dhe skuadra Oversport do të sjellë live dhe ekskluzivisht nga stadiumi magjinë e kësaj ndeshjeje.

Java e 24-t e Serie A do të luhet në 3 ditë. Sfida Roma-Genoa do të çelë këtë javë të kampionatit italian të shtunën në orën 15:00, ndërsa në mbrëmje do të luhet një tjetër sfidë interesante, përballja Fiorentina-Lazio.

E diela e Serie A nis me takimin Atalanta-Cagliari në orën 12:30. Sfidat Venezia-Napoli, Sampdoria-Sassuolo dhe Bologna-Empoli do të zhvillohen në orën 15:00. Udinese do të luajë kundër Torinos në orën 18:00, ndërsa dita do të mbyllet me ndeshjen Juventus-Verona në orën 20:45.

Kjo javë e Serie A do të mbyllet të henën në mbrëmje me ndeshjen Salernitana-Spezia. Të gjitha takimet e kampionatit italian mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

You may also like