Serie A në Oversport: Rokadë në krye, ndizet lufta për mbijetesë

by admin
Spread the love

Java e 25-të e Serie A, e transmetuar ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, ka dhuruar emocione, spektakël dhe rezultate shumë interesante, që kanë ndryshuar renditjen e kampionatit italian të futbollit.

Napoli dhe Interi kanë barazuar 1-1 në supersfidën e kësaj jave, një rezultat që ka avantazhuar Milanin, që pas fitores përballë Samporias është ngjitur i vetëm në krye të klasifikimit të Serie A.

Juventusi barazon në kohën shtesë në përballjen direkte për zonën Champions përballë Atalantës dhe ruan vendin e 4-t në renditje. Bardhezinjtë po kalojnë një moment të mirë dhe tashmë kanë zvogëluar në 9 pikë diferencën me kreun.

Lazio merr fitoren e radhës dhe i afrohet zonës Champions, ndërsa Roma zhgënjen sërish dhe i largohet Europës. Fitojnë Fiorentina dhe Verona, që ngjiten në renditje dhe hedhin sytë nga Kupat e Europës.

Lufta për mbijetesë bëhet shumë interesante. Venezia merr tre pikë të arta në Torino, ndërsa skuadrat e tjera që rrezikojnë kanë marrë nga një pikë në këtë javë në ndeshjet respektive. / Oversport.tv

You may also like