Serie A në Oversport: Milan, Inter dhe Roma zbresin sot në fushë

by admin
Spread the love

Nuk ka pushim për skuadrat e Serie A, që rikthehen sot në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së katërt të kampionatit. Për shkak të Kupës së Botës do të ketë ndeshje çdo tre ditë (mes Europës dhe kampionatit) dhe nis tashmë i famshmi “turi i forcës” për ekipet e Serie A.

Dita e sotme sjell tre sfida shumë interesante në ekranin e Oversport, sepse në fushë do të zbresin Milan, Inter dhe Roma për të luajtur ndeshjet e tyre respektive.

Rotacioni është i paevitueshëm në këtë periudhë, prandaj teknikët pritet që të bëjnë disa ndryshime në formacion. Asllani pritet të luajë që nga minuta e parë në mesfushën e Interit.

Të tre ndeshjet e sotme mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo. / Oversport.tv

Formacionet e mundshme: Sassuolo-Milan
Formacionet e mundshme: Inter-Cremonese
Formacionet e mundshme: Roma-Monza

You may also like