Serie A në Oversport: Interi e Napoli të dënuar për fitore, në fushë dhe Roma e Atalanta

by admin
Spread the love

Pas katër ndeshjeve të luajtura ditën e djeshme, vazhdon java e 29-të e Serie A në Oversport. Do të luhen këtë të diel edhe pesë ndeshje të tjera që do të nisin që në orën 12:30 me sfidën Fiorentina-Bologna.

Ekipi i Vincenzo Italianos ka vetëm një objektiv në këtë ndeshje të rikthehet te fitorja pas dy rezultatesh zhgënjyese. Këtë gjë mund ta arrijë mjaft mirë kundër Bolognas që ka po ashtu dy ndeshje pa arritur fitore. Nga ana tjetër, të njëjtin objektiv ka dhe Bologna që nuk është duke zhvilluar një sezon si në vitet e fundit.

Formacionet e mundshme Foto: Mediaset

Në orën 15:00 në fushë do të zbresë Napoli që kërkon të mos humbas terren në luftën për titull. Humbja ndaj Milanit në sfidën e fundit kërkohet të hidhet sa më shpejtë pas krahëve, por Verona që do të jetë përballë tyre, është një ekip që nuk duhet nënvlerësuar.

Insigne nuk është në 100% të formës së tij për sfidën e sotme dhe performanca e tij mund të peshojë. Nga ana tjetër, Verona di se si t’i surprizojë të gjitha ekipet dhe Napoli mund të jetë preja e radhës.

Formacionet e mundshme Foto: Mediaset

Në orën 18:00 do të jenë dy ndeshje të tjera. Më konkretisht Atalanta do të përballet në shtëpi kundër Genoas, ndërsa Roma do të luajë në transfertë kundër Udineses.

Ekipi i Gasperinit vjen nga humbja në Olimpico kundër Romës dhe po humbet shumë terren në luftën për një vend në zonën Champions. Fitorja në Europa League i ka dhënë më shumë motivim skuadrës që kundër Genoas, mund ta ketë të lehtë në letër.

Megjithatë, Blessin që kur ka marrë drejtimin e Genoas nuk është mposhtur kurrë, por as nuk ka fituar asnjëherë dhe me Atalantën gjithçka mund të ndodhë.

Formacionet e mundshme Foto: Mediaset

Roma duket se ka gjetur stabilitet në ndeshjet e fundit ndërsa në Serie A ka dy fitore në dy ndeshjet e fundit. Udinese mund të jetë ekipi i radhës që Mourinho kërkon të mposhtë për të krijuar akoma dhe më shumë eufori në grup.

Megjithatë, Roma ka treguar se mund të jetë një ekip i brishtë dhe Udinese kërkon ta shfrytëzojë këtë situatë. Kështu, Cioffi i ka karikuar të tijët me idenë se në këtë ndeshje, tre pikët nuk janë të pamundura. Për sa i përket shqiptarit Marash Kumbulla, ai nuk do të jetë i disponueshëm për këtë takim për shkak kartonësh.

Formacionet e mundshme Foto: Mediaset

Ndërkohë që e diela do të mbyllet me sfidën e orës 20:45 ku Interi do të përballet në transfertë kundër Torinos. Zikaltrit vijnë nga një fitore e madhe në Anfield, por që nuk i mundësoi dot kualifikimin në fazën tjetër. Sakaq 5 golat e shënuara kundër Salernitanës në sfidën e fundit të Serie A dhanë idenë e një ringjalljeje të Interit.

Gjithashtu, presioni për mos lënë më shumë pikë pas fitores së Milanit është aty dhe kjo gjë mund të ndikojë edhe negativisht në ambientin zikaltër. Torino e Juric është dëshpërimisht në kërkim të një rezultati pozitiv dhe nëse do ta arrinin atë kundër Interit, do t’i jepte një shtysë më të madhe lojtarëve për të luftuar edhe më fortë.

Formacionet e mundshme
Foto: Mediaset

You may also like