Serie A është kampionati më i luftuar në Europë, 1 pikë ndaj 3 rivalët për titull

by admin
Spread the love

Kur të shkruhet historia e këtij kampionati, me siguri pika e referimit do të jeta java e 24-t. Pikërisht në këtë javë, Interi kishte shansin që të nxirrte jashtë loje Milanin në garën për titullin kampion, por në fakt ndodhi e kundërta. Zikaltrit i dhanë jetë “Djallit” dhe futën në garë edhe Napolin.

Është e vërtetë që kampionët e Italisë duhet të rikuperojnë një ndeshje kundër Bolognas, por kanë pas shpine kuqezinjtë dhe të kaltrit që presin hapa të tjerë fals. Kjo do të thotë se gara për titullin kampion është bërë e bukur dhe spektakolare.

Interi ka potencë dhe personalitet, Milani ka aftësinë për të luftuar dhe për të vuajtur, ndërsa Napoli teknikë dhe lojë të bukur. Të gjitha kanë asat nën mëngë për të shkuar deri në fund, por edhe pika të dobëta për të fshehur.

Serie A është kampionati më i luftuar në këtë sezon. Gjeni një ligë tjetër ku diferencat mes vendeve të para është kaq e vogël? Në Angli, City  ka krijuar një diferencë me Liverpoolin dhe Chelsean, ndërsa në Spanjë Reali i Madridit ka një ecuri pak më të mirë sesa të tjerat. Në Francë dhe në Bundesligë fituesit thuajse dihen ende pa filluar kampionati.

Kjo do të thotë se Serie A është një nga ligat më konkurruese dhe magjinë e saj mund ta ndiqni në Oversport.

You may also like