Serbia nuk ka nevojë për votime, ajo jeton në të kaluarën

by admin
Spread the love

Nga tetë kandidatë për president të Serbisë, tre janë të krahut monarkist-nazist, katër janë të bllokut të nacionalizmit ekstrem dhe vetëm një kandidate e krahut të majtë. Pra, tre kandidatë kërkojnë kthimin e monarksië, katër formimin e ”botës serbe”, ku të përshihen të gjithë serbët, natyrisht duke ripushtuar territore, duke mos i pranuar krimet që janë bërë në të kaluarën, duke qenë më afër Rusisë, se sa Bashkimit Evropian.

Kryekandidati, Aleksander Vuçiqi, i cili mund të fitojë që në raundin e parë, angazhohet për “botën serbe”, pra nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë, nuk do ta njohë Kosovën, siç ka deklaruar vetë më 25 nëntor 2021, nuk bënë asnjë veprim pa u konsultuar me Putinin.

Krejt çka nuk kuptohet në tërë këtë tregim është qëndrimi ledhatues, në fakt idiotik i Bashkimit Evropian dhe i SHBA-së ndaj kësaj Serbie antievropiane, antiamerikane, kësaj Serbie putiniane. Pse e ledhatojnë kaq shumë këtë kreaturë naziste? Pse nuk e kanë kuptuar tashmë se Serbia ndalet vetëm kur t’i thyhen hundët, siç i ndodhi nga rezistenca sllovene (1991) nga ajo kroate (1993-1995) dhe nga bombardimet e NATO-s në BeH (1995) dhe në vitin 1999 për Kosovën.

Nuk ka rrugë tjetër të denacafikimit të Serbisë, përveç presioneve dhe sanksioneve. Me këtë gjendje psikike e sociale që dominon në shoqërinë serbe, Serbia nuk ka fare nevojë për zgjedhje. Ajo jeton në të kaluarën, ku ka pasur një vozhd që ka mbajtur tërë kohën sytë nga Rusia.

Edhe tash e kanë një të tillë. Ai mbetet vozhd serb, si me zgjedhje si pa zgjedhje. Këtu nuk ka asgjë të paqartë, sepse shoqëria serbe nuk e pranon demokracinë.

Absurdi është se kjo gjendje e shoqërisë serbe dhe vozhdi serb e ka edhe përkrahjen e demokracive perëndimore.

You may also like