Serbia nuk do të prahohet kurrë nga ne – Shqip

by admin
Spread the love

23:19 | 20 Dhjetor 2021

Edhe Eni ka reaguar për protestën e mbajtur sot.

Këngëtarja, Eni Koçi ka reaguar për protestën që është mbajtur sot në Tiranë ku qytetarët po protestojnë kundër vizitës në Shqipëri të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ballkanit të Hapur.

Artistja përmes një ”InstaStory”, ka shkruar se e gjithë Shqipëria po proteston kundër këtij plani.

“Krenare. Kundër ‘Ballkanit të hapur’. Jam e lumtur që sot e gjithë Shqipëria i thotë jo këtij projekti. Sot, i gjithë populli shqiptar po refuzon masivisht këtë projekt. Serbia dhe të tilla marrëveshjesh nuk do të pranohen kurrë nga ne”, ka shkruar Eni.

Protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë djegur flamurin serb të vendosur në rrugë me rastin e vizitës së presidentit serb.

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar qytetarëve të pranishëm në protestë. Ai ka shkuar fillimisht në selinë blu, e nga atje, është drejtuar me mbështetësit e tij drejt kryeministrisë, ku është paralajmëruar dhe mbajtja e protestës.

You may also like