Serbia nuk dëshiron paqe, po sillet si “Rusi e vogël” – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.

Kurti e ka dhënë një intervistë për ORF-në, mediumin shtetëror në këtë vend.

Ai foli sërish për agresionin serb të datës 24 shtator në Banjskë të Leposaviqit, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Sloboda dhe Zasrava arms në vitet e fundit”, tha Kurti në këtë intervistë.

Numri një i qeverisë së Kosovës theksoi se sulmi është organizuar nga ish-numri dy i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të cilin e ka pranuar vet ai.

“Është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit Vuçiq “në takime të nivelit të lartë në Beograd”, theksoi Kurti.

Albin Kurti shtoi se prapa këtij agresioni qëndron presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Disa ditë pas këtij sulmi terrorist ai u arrestua në Serbi dhe u lirua brenda disa orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë”, tha ai.

Kurti tha se agresioni duhet të dënohet nga BE dhe ShBA.

“Shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga anëtarët e BE dhe SHBA’të pasi nuk ka asnjë dyshim që sulmi nuk ishte se qytetarët kapën armët apo fenomen spontan”, theksoi Kurti.

Shefi i qeverisë kosovare tha se Serbia po sillet sikur një “Rusi e vogël”.

“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezente për më shuëm se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe BE, dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, tha ai.

You may also like