“Serbia më afër NATO-s se sa Kosova”, tronditje në Prishtinë – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Serbia nuk mund të jetë pjesë e NATO-s, përderisa shkel vlerat mbi të cilat është ndërtuar NATO.

Osmani, duke komentuar deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, se Serbia “aktualisht është shumë më afër NATO-s sesa Kosova”, tha se vetëm një vend është më larg NATO-s se Serbia, dhe ajo është Rusia.

“Ka vetëm një vend që është më larg NATO-s sesa Serbia, dhe kjo është Rusia e Putinit. Një vend si Serbia, i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO, pra mbrojtjen nga fuqitë autoritare, mbrojtjen nga vendet që kanë shkelur  rregullat elementare të së drejtës ndërkombëtare, siç është Serbia, jo vetëm që është larg NATO-s, por as nuk mund të ëndërrojë që një ditë të jetë pjesë e NATO-s”, tha Osmani.

Ajo tha se Serbia është një vend që ende “po fle mbi varre masive”.

“Kushdo që e konsideron Serbinë të afërt me NATO-n, nuk fyen vetëm shtetet anëtare, por edhe viktimat e Serbisë së Millosheviçit”, tha Osmani dhe shtoi se “Serbia është një vend që ka kryer një akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës disa muaj më parë, dhe vazhdimisht po përpiqet të shkatërrojë Bosnjën nga brenda, dhe të njëjtën gjë bën edhe me Malin e Zi”.

Në të njëjtën kohë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni e mbështet rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe pret që Prishtina zyrtare një ditë të jetë anëtare e Aleancës.

“Dua të hedh poshtë ata që duan të bëjnë krahasime se kush është ku”, tha Hovenier. Ai kujtoi se katër vende të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën dhe se kjo sfidë duhet të tejkalohet për të arritur anëtarësimin. /tesheshi.com/

You may also like