“Serbia kundër dhunës”, protesta masive në Beograd pas sulmeve që shkaktuan 17 viktima

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mijëra qytetarë protestuan në Beograd, pas të shtënave me armë që shkaktuan 17 viktima, mes tyre fëmijë.

Ata ecën nga Kuvendi drejt Gazelës, në shenjë revolte për mënyrën se si u menaxhuan situatat e rënda që goditën kryeqytetin serb në vetëm dy ditë.

Protesta “Serbia kundër dhunës” filloi në orën 18:00, pas së cilës qytetarët filluan një shëtitje paqësore, por që bllokoi qarkullim për dy orë.

Sipas mediave vendase kjo është konsideruar si protesta më e madhe në Beograd në 10 vitet e fundit. Në mbështetje të protestuesve nuk ishin vetëm qytetarët e thjeshtë, që fajësojnë qeverinë, por edhe disa parti opozitare.

Sulmi i parë me armë ndodhi në një shkollë fillore në Beograd, ku 14-vjeçari me breshëri automatiku vrau 8 të mitur dhe rojën. Ai hyri në klasat ku kishte bërë plan më parë të qëllonte dhe ka lënë të vdekur moshatarët.

Tragjedia tjetër ndodhi vetëm dy ditë më pas, ku një 21-vjeçar vrau tetë persona me armë. Nga të dyja sulmet mbetën të plagosur 21 persona, të cilët morën trajtime në spitale. Të dy agresorët janë arrestuar pas ngjarjeve të rënda, me pasojë jetë njerëzish.


Top Channel

You may also like