Serbia do të heq ndalimin e eksportit të grurit, misrit, vajit për Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupçoo Nikolovski, sot në Beograd ka zhvilluar takim pune me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e bujqësisë, Branislav Nedimov. Në takim dakordua që prej shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme Republika e Serbisë të heqë ndalimin për eksportin e grurit, misrit, miellit, vajit për gatim për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Si pjesë e instrumenteve të ofruara nga nisma “Ballkani i Hapur”, ne ramë dakord me zëvendëskryeministrin e Republikës së Serbisë, Nedimoviç, që prej 7 deri në 10 ditët e ardhshme Serbia të heqë ndalimin e eksportit të grurit, misrit, miellit , vajit për gatim në RMV dhe të fillojë dërgesa e sasive të dakorduara mes partnerëve ekonomikë mes dy vendeve.
Të gjitha marrëveshjet e partnerëve tanë ekonomikë nga të gjitha dhomat e tregtisë do të realizohen. “Për sasitë e kontraktuara do t’i dërgohet një letër nga kryeministri i RMV-së kryeministrit të Republikës së Serbisë”, tha ministri Nikolovski. Në deklaratë, ministri Nikolovski u tha qytetarëve që të jenë të qetë, Maqedonia e Veriut do të ketë sasi të mjaftueshme të këtyre kulturave. Nikolovski shtoi se po bëhen përpjekje maksimale për gjetjen e tregjeve alternative për produktet e Maqedonisë.


You may also like