Serbia dhe Bjellorusia të përjashtohen nga Partneriteti për Paqe me NATO – Shqip

by admin
Spread the love

Analisti politik nga Kosova, Gazmir Raci, ka hedhur së fundmi idenë për përjashtimin e Serbisë dhe Bjellorusisë nga Parneriteti për Paqe me NATO-n, pas ngjarjeve të fundit në Ballkan, por edhe si pasojë e përkrahjes së vazhdueshme që Bjellorusia ia jep Rusisë në luftën në Ukrainë, përcjell KlanM.

Raci i sugjeron Shtetit Shqiptar që sa më parë të nisë në Bruksel kërkesën për përjashtim të, siç thotë ai, dy satelitëve të Rusisë.

“Satelitët e Rusisë, Serbia dhe Bjellorusia duhet të përjashtohen urgjentisht nga Partneriteti për Paqe me NATO. Shqipëria le ta nisë që sot kërkesën në Bruksel”, ka shkruar analisti Raci.

Raci ishte i ashpër ditëve të fundit pas sulmit terrorist të grupit të Radoiçiqit në Banjskë të Zveçanit, me çka u vra polici shqiptar, Afrim Bunjaku, ndërsa kolegu i tij u plagos, përcjell KlanM.

Raci kërkoi që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste.

“Nënkryetari i Listës Serbe Ishte në ballë të grupit të terroristëve, prandaj ky subjekt politik duhet shpallur organizatë terroriste. Kjo më pas i jep mundësi krijimit të forcave politike demokratike në komunat e pjesës veriore”, kishte deklaruar Raci pas sulmit terrorist./KlanMacedonia

You may also like