SERBI – Orban i kërkon Vuçiçit lirimin e tre policëve të Kosovës

by admin
Spread the love

BEOGRAD, 20 qershor /ATSH/ – Kryeministri hungarez Viktor Orban u kërkoi sot autoriteteve serbe që të lirojnë tre policë të Kosovës, të arrestuar javën e kaluar në një zonë kufitare mes dy vendeve, sipas Reuters.

Orban tha gjithashtu se ai e konsideronte të papranueshme që komuniteti ndërkombëtar i pranoi zgjedhjet lokale të prillit në Kosovë, të cilat tërhoqën më pak se 4% pjesëmarrje, si legjitime.

Tre policët e Kosovës ndodhen në paraburgim që nga momenti i arrestimit.

Si Beogradi ashtu edhe Prishtina dhanë lokacione të ndryshme për arrestimin e tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestimet ishin të fundit në një seri zhvillimesh që kanë ngritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shkaktuar frikën e dhunës së përtërirë mes ish-armiqve të kohës së luftës.

Pas një sesioni të përbashkët të dy qeverive në qytetin e Suboticës, në Serbinë Veriore, Orban tha se lirimi i tre policëve “me siguri do ta ndihmonte Serbinë”.

Në konferencën e përbashkët për Orban i kërkoi Vuçiçit që ta ”shqyrtojë kërkesën e tij”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like