SERBI – Milosh Vuçeviç kryeministri i ri i vendit

by admin
Spread the love

BEOGRAD, 30 mars /ATSH-DPA/ – Milosh Vuçeviç pritet të bëhet kryeministri i ri i vendit, pasi presidenti Aleksandar Vuçiç ngarkoi sot kolegun e tij të ngushtë partiak për formimin e qeverisë së re.

Vuçiç e bëri njoftimin sot në Instagram, më shumë se tre muaj pasi Partia e tij Progresive (SNS) fitoi zgjedhjet parlamentare.

Vuçeviç do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme të qeverisë, Ana Brnabiç.

Vëzhguesit presin zgjedhje të qetë për Vuçeviçin sepse partia e tij ka një shumicë komode në parlament.

Avokati 49-vjeçar është zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes që nga viti 2022.

Në maj 2023, ai u zgjodh gjithashtu kryetar i SNS, duke zëvendësuar Vuçiçin në krye të partisë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit 2023, SNS mori rreth 47% të votave.

Aleanca liberale e opozitës ”Serbia kundër dhunës” (SPN) doli e dyta me rreth 23% të votave.

Zgjedhjet u shoqëruan me akuza për mashtrim nga opozita.

OSBE tha gjithashtu se rrethanat e votimit nuk ishin të drejta.

Serbia ka negociuar anëtarësimin në BE që nga viti 2014, por bisedimet kanë qenë të ngadalta./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like