serbët që bënë kërdinë me vjedhje në Milano – Shqip

by admin
Spread the love

Bëhet fjalë për shtetas serbë të moshës 56 dhe 66 vjeç, të cilët dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të shumta të kryera në periudhën tetor-dhjetor në argjendaritë, hotelet dhe dyqanet luksoze në lagjen e modës.

Plaçka vlerësohej në 450 mijë euro, raportojnë mediat serbe.

“Hetimet kanë nisur pas vjedhjes së një gjerdani me vlerë 123 mijë euro në një argjendari dhe të njëjtit kanë vjedhur në një hotel 10 shishe verë me vlerë gjithsej 200 mijë euro. Në fillim të nëntorit të dy, së bashku me një bashkëpunëtor të tretë kryen një tjetër vjedhje në një argjendari brenda një hoteli tjetër, ku morën një gjerdan me vlerë 100 mijë euro”, raportojnë mediat italiane.

Sipas mediave italiane, vjedhja e fundit ka qenë një shishe shampanjë e vjedhur “Dom Perignon” me vlerë 3200 euro.

Autorët janë identifikuar, dy janë arrestuar, dy të tjerë janë në kërkim, por nuk dihet nëse dhe ata janë shtetas të Serbisë. /tesheshi.com/

You may also like