Semit i del fotoja e disa viteve më parë që nuk do donte ta shihnin të tjerët

by admin
Spread the love

Semi ishte një ndër banorët më të komentuar të Big Brother. Kjo pasi ajo ishte mikë e ngushtë më Bora Zemanin, kjo e fundit ishte në lidhje me Donald Veshaj.

Pas daljes nga aty ajo ka publikuar projektin “Mos u kthe” që thuhet se ishte dedikim për aktorin dhe ndarjen me moderatoren e Perputhen, Bora Zemanin.

Por së fundi po qarkullon një foto ku shihet këngëtarja vite më parë.Fotoja është postuar tek faqja “Vipat e bllokut”, teksa kanë krahasuar look-un e saj të tashëm me para shumë vitesh. Këngëtarja duket që ka bërë operacione plastike.

Së fundmi, Semi Jaupaj dhe Ylli Limani kanë bërë disa komente në rrjete sociale, me anë të të cilave kanë lënë të kuptohet se ata po vijnë më një bashkëpunim.

Ylli ka publikuar në rrjetet sociale një video me këngën e tij të re dhe në sy ka rënë komenti i Semit. “Boll bre, mshele gojën”, i ka komentuar ajo. Ndërkohë Ylli i është përgjigjur “Kush e ka gati këngën e re kush?”.

Kaq ka mjaftuar për të kuptuar që dyshja në fjalë do sjellë shumë shpejt një tjetër këngë, që ende nuk dihet nëse do jetë bashkëpunim mes tyre apo thjesht e punuar nga Yll Limani.


You may also like