Semi ndihet keq në transmetim live, Arbana ndërpret lidhjen me shtëpinë

by admin
Spread the love

Gjatë programit të sotshëm live të Big Brother, Arbana ka qenë si zakonisht në lidhje direkte me banorët e shtëpisë. Teksa diskutonte me banorët për sherrin e stisur të Monikës dhe Fifit, Semin e kapi një krizë ankthi dhe nisi të qajë. Arbana ndërpreu lidhjen me shtëpinë për t’i dhënë kohë të qetësohet. Pas pak u rilidh me ta, bashkë me duartrokitjet e publikut dhe i dha zemër këngëtares të marrë veten. Semi u shpreh e gatshme për të vazhduar normalisht. Pas momentit emociones, gjëndja e këngëtares u bë keq përsëri, ndërsa Arbana e lejoi të dalë në oborr që të qetësohet./revistawho.com

You may also like