Sela: Brenda shumicës së re do të ketë deputetët edhe të BDI-së dhe LSDM-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Duke folur për shumicën e re, Ziadin Sela tha se ai nuk ka pasur asnjëherë kontakte me kryetarin e Levicës. Sela tha se duhet të bëhet një shumicë e re për t’i ndalur ata që dhunojnë votuesit dhe lirinë e qytetarit.

“Raundi i parë i zgjedhjeve lokale tregoi që LSDM-ja është në rënie të lirë. Kur flasim për LSDM-në, aty brenda për brenda ka subjekte të cilët assesi nuk do të pranon që në zgjedhjet e parakohshme të shkojnë me një partner të dobët. Disa gjëra janë edhe për shkak për tu ruajtur kombinatorikat, por besoni se do të ketë shumicë të re stabile. Nga e hëna mund të nise procesi i krijimit të shumicës së re. Për të rrëzuar një qeveri t’i duhesh të dorëzosh interpelancë, duhet të diskutohet dhe t’i kesh 61 vota”, tha Sela.

Sela tha se ka edhe eksponentë të BDI-së dhe LSDM-së, të cilët do të jenë brenda shumicë së re.

You may also like