Sekuestrohen mbi 4.3 tonë marihuanë me vlerë mbi 10 milionë euro në Gostivar

by admin
Spread the love

Nga personi juridik në fshatin Vrapçisht – Gostivar, është sekuestruar marihuanë në një sasi të përgjithhsme prej 4.341 kilogramëve, në vlerë mbi 10 milionë euro.

Sasia e deklaruar është sekuestruar pas Vendimit të Qeverisë për marrjen e aprovimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të personit juridik të deklaruar për shkak të parregullsive të konstatuara në punë, informojnë nga MPB-ja.

“Gjegjësisht, në periudhën e kaluar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike dhe DPB Gostivar në koordinim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve në aspektin e hapësirës, ​​pajisjeve dhe personelit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit janë konstatuar parregullsi të shumta, për të cilat DPB e Gostivarit ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë e Gostivarit nga neni 95 c i Ligjit për kontrollin e drogave narkotike”.

“Pas vendimit të Qeverisë së RMV-së, janë sekuestruar 4341 kilogramë lëndë narkotike marihuanë dhe janë vendosur në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara”.

“Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Komisionin nga Ministria e Shëndetësisë, do të vazhdojnë kontrollet në të ardhmen në personat juridikë që kanë leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për të konstatuar parregullsi të mundshme në funksionimin e tyre”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

MARKETING



You may also like