Seferi optimist: Shënojmë në Bosnje, shokëve u dhashë moral pas ndeshjes

by admin
Spread the love

Taulant Seferi nuk po arrin të shënojë me Tiranën në kompeticionet europiane.

Sulmuesi kryesor i kampionëve të Shqipërisë foli pas humbjes 0-1 ndaj Zrinjski në Conference League për Shqip, ku ndër të tjera tha:

Jam i mërzitur që nuk kam shënuar, por më shumë për mungesën e rezultatit. Goli do vijë, mungesa e rezultatit po më mërzit shumë. Të shtrëngohemi, të bëjmë një gol atje, do të jetë ndryshe.

Nuk e di, ndodh diçka kur nuk ecën asgjë. Na duhet përqendrim më i madh se në ndeshjet e kampionatit. Në Europë ndëshkohesh, kështu që na duhet përqendrim më i madh.

Sfida e kthimit? Shokët janë të gjithë të mërzitur. U thashë: ta ngrini kokën lart, mund të bëjmë një gol në Bosnje”, deklaroi sulmuesi i Tiranës./ Super Sport


Top Channel

You may also like