Së shpejti një chatbot AI do të jetë i pranishëm dhe në WhatsApp

by admin
Spread the love

Gjatë Meta Connect 2023, kompania njoftoi se WhatsApp do të pajisej me një chatbot AI në të ardhmen. Që atëherë, vetëm testues të përzgjedhur në versionin beta kanë qenë në gjendje të përdorin shërbimin e inteligjencës artificiale.

Nuk dihet se kur do të shohim një përdorim më të gjerë, por një raportim i ri sugjeron se ajo ditë po afrohet. WhatsApp ka filluar të nxjerrë versionin beta më të fundit për aplikacionin Android – versioni 2.23.24.26. Aktualisht i disponueshëm për shkarkim në Google Play Store, përditësimi i ri duket se ka një shortcut të ri për asistentin AI, sipas WABetaInfo.

WA META AI CHAT SHORTCUT CHAT LIST ANDROID

Në këtë screenshot, mund të shihni se ka një buton të ri që shfaqet mbi butonin e nisjes së bisedave të reja në kategorinë Chats. Ky buton tregon një ikonë rrethore që të kujton ikonën e vjetër Cortana të Microsoft.

Kur preket, ky buton thuhet se do të hapë shpejt chatbot-in i cili do t’ju ndihmojë me informacione të shpejta. Përmes këtij butoni, aktivizimi i chatbot do të jetë shumë i lehtë. WABetaInfo thotë se shërbimi është i disponueshëm vetëm për një numër të vogël përdoruesish të Android që përdorin versionin më të fundit beta.

Sidoqoftë, WhatsApp do ta shpërndajë këtë veçori për më shumë njerëz në javët e ardhshme.

You may also like