Së shpejti kryetar partie politike, aktori i njohur i ‘Portokallisë’ i surprizon të gjithë me lëvizjen e tij të fundit

by admin
Spread the love

Kohët e fundit në programin e humorit ‘Portokalli’ ka munguar aktori Flor Binaj.

“Do të mungoj edhe këtë të diel dhe nuk e di se sa. E para nuk ka lidhje me protestën,ka lidhje me diçka më të madhe për të cilën do t’ju flas në ditët në vazhdim”, është shprehur aktori pak ditë më parë.

Mirëpo burimet për Kryefjala.com bëjnë të ditur se aktori Flor Binaj do të krijojë një parti të re politike.

Florin e kemi parë shpesh në protesta për kauza të ndryshme, ndaj mesa duket tani ka menduar të ndryshojë totalisht drejtimin e karrierës së tij.

You may also like