Së shpejti fejesë nga Alvisa dhe Bashkimi, por nuk do ta besoni cilin personalitet të njohur nuk e duan në festën e tyre

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Alvisa Qarri dhe Bashkim Sahiti janë çifti i vetëm i deklaruar nga ky sezon i ‘’Për’puthen’’, të cilët vendosën të largohen nga programi për të vazhduar njohjen e tyre jashtë.

E duket se gjëra po shkojnë për mrekulli sa çifti po bën plane të mëdha për të ardhmen.

Dyshja së fundmi ishin të ftuar në rubrikën ‘’N’fermë’’ ku treguan më shumë detaje rreth lidhjes së tyre.

“Nëse e zëmë se ju do fejoheni zyrtarisht pas disa javësh nga Për’puthen kë nuk do ftonit”- i ka ngacmuar gazetari Ervin Kurti. “Opinionistin e nderuar Arjan Konomi”- u përgjigj Bashkimi.

Kujtojmë se pas sherrit të bujshëm mes Alvisës dhe Hysenit, marrëdhënia e Bashkimit dhe Alvisës është krisur. Arjani ka akuzuar Alvisën si “mashtruese” dhe se lidhja e saj me Bashkimin është fallco. Këta të dy nga ana tjetër janë shprehur se Arjani ka shok Hysenin dhe mban anën e tij.


You may also like