Scholz: Unë me partnerë angazhohemi t’i bindim të tjerët se duhet hequr vizat

by admin
Spread the love

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, thekson se Bashkimi Evropian duhet të bëjë punën e saj sa i përket liberalizimit të vizave për kosovarët.

Scholz, mes tjerash, thotë se bashkë me partnerë po angazhohet për këtë

Scholz tha se për ta hequr regjimin e vizave për
Kosovës flasin me të gjithë partnerët evropianë që edhe ata të binden se një gjë
e tillë duhet të ndodhë.

“Bashkimi Evropian duhet të bëjë punën e saj për liberalizimin e vizave. Unë me partnerë jemi duke u angazhuar për këtë. Ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të bëhet sa më shpejt pasi kushtet janë plotësuar. Ne po flasim me partnerët tanë në mënyrë që t‘i bindim edhe ata siç jemi bindur ne”, ka thënë Scholz.

Mes tjerash, kancelari gjerman vlerëson se Kosova ka shans real për anëtarësim në BE, por se mund kjo të zgjasë, ndërsa përmendi rregullat që një shtet duhet t’i ndjekë, duke theksuar sanksionet që shteti që aspiron drejt BE-së duhet t’i pranojë.

“Ne jemi edhe më tej besim që kjo rrugë e nisur drejt BE ka një shans realist. Për dikë kjo rrugë shkon më shpejt e për dikë më ngadalë”.

Tutje, Scholz thotë se Kosova si partnere qëndron në anën e bashkësisë ndëkombëtare.

“Krahas marrëdhënieve tona, ne biseduam për liberalizimin e vizave që po mungon si dhe pozicionimin e Kosovës karshi agresionit rus në Ukrainë. Kosova si partnere e besueshme qëndron në anën e bashkësisë ndërkombëtare. Kemi biseduar për Procesin e Berlinit, dëshiroj që bashkë me partnerët tanë ta rijetësojmë”, tha ai.

You may also like