Schillaci: Duhet të luftojmë dhe të vuajmë për të arritur Botërorin

by admin
Spread the love

Sonte kombëtarja e Italisë do të dalë në fushë në Palermo për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, e para nga dy ndeshjet që duhet të zhvillohen për të kaltrit për të marrë pjesë në Kupën e Botës. I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, Toto Schillaci, nga Palermo, ka dhënë komentet e tij rreth kësaj sfide.

“Ka një atmosferë të pabesueshme. Do të jetë një stadium plot, njerëzit e Palermos meritojnë të përjetojnë ditë feste si kjo. Tifozët do t’i japin mbështetje të rëndësishme ekipit, por më pas varet nga lojtarët. Jam i lumtur që federata ka zgjedhur Sicilinë. Këtu jetojmë me pasion, në Palermo, në Katania e në të gjithë ishullin tonë.

Më pas Schillaci vijon: “Nuk do të kisha vënë asnjë qindarkë në verë për fitoren e Europianit, por Italia është kështu, kur është në vështirësi nxjerr në dritë krenarinë.

Të gjithë u treguan të mirë. Mancini formoi një grup fantastik, ai u fokusua te shumë lojtarë për të cilët ndoshta dikush nuk ishte i bindur. Në fund kishte të drejtë, fitoi. Askush nuk e priste të shihte Italinë në play-off. Ndonjëherë gjërat më të thjeshta bëhen komplekse”.

PLAY OFF- “Ne duhet të luftojmë dhe të vuajmë për të arritur në Kupën e Botës, nuk do të jetë e lehtë, por nuk do të jetë e lehtë as për kundërshtarët tanë. Ka shpresë dhe bindje, edhe sepse dështimi për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror për herën e dytë radhazi do të ishte një fatkeqësi. Por ky grup do të dijë të krijojë atributet themelore për të arritur objektivin, edhe pse një finale e mundshme kundër Turqisë apo Portugalisë do të na e bëjë rrugëtimin tonë të vështirë”. /oversport.tv

Foto: FIGC Federazione Italiana Giuoco Calcio, Facebook

You may also like