Scamacca dhe Traore në listë, Milani projekton takimin me Sassuolon

by admin
Spread the love

Milani e ka seriozisht për Gianluca Scamacca. Kuqezinjtë duan të përforcojnë sulmin dhe lojtari i Sassuolo është një nga më të kërkuarit në Serie A.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Paolo Maldini do të takohet pas festes së Pashkëve me Giovanni Carnevali, CEO-n e Sassuolo për Scamacca.

Palët do të nisin negociatat për sulmuesin, por në tavolinë do të jetë edhe emri i Hamed Traore. Mesfushori me tipare sulmuese po spikat këtë sezon në Serie A.

Detaji tjetër që zbulohet, është se Milani do të ofrojë disa të rinj t’i përfshijë në marrëveshje. Lorenzo Colombo, Daniele Maldini, Marco Brescianini dhe Marco Nasti janë profilet që Sassuolo t’i mendojë. / oversport.tv

You may also like