Scaloni takohet me drejtuesit e Federatës, merr vendimin për të ardhmen me Argjentinën

by admin
Spread the love

Lionel Scaloni do të vijojë të jetë trajner i Argjentinës, të paktën deri në përfundimin e Kupës së Amerikës, në program për t’u zhvilluar këtë verë në Amerikë nga data 20 qershor deri më datë 14 korrik.

Tekniku që udhëhoqi Albicelestet në triumfin e Botërorit Katar 2022, surprizoi jo pak kur pas një ndeshje ndaj Brazilit në nëntor, deklaroi se po mendonte tërheqjen nga kombëtarja pasi sipas tij ishte e vështirë për të vijuar në rrugën e sukseseve ndërsa shprehu edhe ambicien për të drejtuar një klub europian.

Megjithatë, pasi mori kohën e duhur dhe pas një takimi të fundit me krerët e Federatës, Scaloni ka vendosur të qëndrojë në drejtimin e bardhekaltërve të cilët si Kampionë të Botës në fuqi, do të tentojnë të ruajnë edhe statusin si Kampionë të Amerikës, titull që e fituan në vitin 2021 teksa mposhtën në finale Brazilin.


Top Channel

You may also like