Scaloni: Messi është mirë, nesër të fitojmë edhe për Maradonën

by admin
Spread the love

Fati i Argjentinës në Kupën e Botës kalon nga sfida ndaj Meksikës. Messi me shokë u mposhtën në mënyrë surprizë nga Arabia Saudite në sfidën e parë dhe një tjetër rezultat zhgënjyes ndaj Meksikës do të shpallte falimentin total të Argjentinës.

Në prag të kësaj sfide ka dhënë konferencën për shtyp edhe Lionel Scaloni, trajneri i “Albicelestes” që fillimisht qetësoi tifozët për gjendjen e yllit të ekipit Messi. “Leo është mirë. Më shumë se kurrë ne tashmë keni nevojë për të gjithë”, tha fillimisht Scaloni.

Më pas tekniku argjentinas i kërkon skuadrës të fitojë sfidën ndaj Meksikës jo vetëm për fatin e vetë, por edhe për faktin se përkon me përvjetorin e vdekjes së legjendës Diego Armando Maradona.

“Është një ditë shumë e trishtë për të gjithë botën për përvjetorin e vdekjes së Diegos. Shpresojmë që nesër t’i sjellim gëzim nëse na shikon nga qielli. Duket e pabesueshme që ai nuk është më këtu me ne”, shtoi Lionel Scaloni në konferencën e tij për shtyp. /oversport.tv

Foto: Seleçión Argentina, Twitter

You may also like