SBASHK u takua me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

by admin
Spread the love

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës në përpjekje që çështja aktuale e Ligjit të pagave të zgjidhet me dialog u ka dërguar letra për takime edhe shefave të Grupeve Parlamentare.

Pas
pjesëmarrjes në një tryezë me sindikatat organizuar nga shefi i grupit
parlamentar të AAK-së, z. Besnik Tahiri, sot kërkesës së SBASHK i është
përgjigjur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza
Kusari Lila.

Takimi
është zhvilluar në ambientet e Parlamentit të Kosovës dhe SBASHK-u është
përfaqësuar nga kryetari Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të
brendshëm Ymer Ymeri. Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë informuar znj.

Kusari
Lila dhe kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim z.Ardian Gola lidhur me
situatën në arsim duke u ndalur te kritika për mungesën e gatishmërisë së
institucioneve për dialog lidhur me Ligjin e pagave e duke kërkuar nga ta që të
kontribuojnë që të niset me dialogun dhe që Qeveria bashkë me sindikatat të
gjejnë zgjidhje lidhur me Ligjin e pagave.

Përfaqësuesit
e SBASHK-ut kanë kërkuar nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes
Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari Lila që të angazhohet bashkë me gjithë
deputetët e këtij subjekti politik që në Ligjin për buxhet të planifikohen
mjete që mundësojnë implementimin e ligjit të pagave.

Shefja
e GrupitParlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Kusari Lila është deklaruar
se do të bëj gjithë angazhimet me qëllim që të ketë dialog dhe informim të ndërsjellë
me SBASHK-un lidhur me angazhimet për Ligjin e pagave , por edhe për çështje të
tjera që kanë të bëjnë me kërkesat e anëtarësisë.

Edhe
kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim z. Gola është shprehur se ka
gatishmëri të takohet me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të
bashkëbisedojnë e angazhohen bashkërisht në shërbim të arsimit dhe ngritjes së
vazhdueshme të cilësisë. SBASHK-u pret që të ketë takime edhe me shefat e
Grupeve tjera Parlamentare. Prishtine, 24.11.2021

You may also like