SBAShK-u paralajmëron grevë, Pupovci thotë që ende nuk i kanë shqyrtuar kërkesat e tyre

by admin
Spread the love

Zëvëndësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka deklaruar se nuk i kanë shqyrtuar ende kërkesat e SBASHK-ut.

Por, si të tilla ai i ka konsideruar të paarsyeshme.

Këtë deklaratë ai e bëri derisa ka komentuar paralajmërimin e SBASHK-ut se do të ketë grevë me 20 prill, nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.

Zëvendësministri ka thënë që, të paguhen me 100 euro shtesë mësimdhënësit, atëherë çfarë do të ndodh me punëtorët e tjerë dhe ata që janë në varfëri, ka pyetur Pupovci.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se çdo gjë është gati për t’iu kthyer procesit mësimor ditën e martë, pas pushimit pranveror.

You may also like